Affichage des articles dont le libellé est emigracion. Afficher tous les articles
Affichage des articles dont le libellé est emigracion. Afficher tous les articles

19 juin 2007

Padrejtesi nga polici apo DREJTËSIA?!

ATHINË-
Një prej policëve që ka dhunuar emigrantin shqiptar Paulin Papuçiu ka dëshmuar dje në prokurorinë greke për ngjarjen e ndodhur. Ai ka pranuar faktin që ka goditur emigrantin shqiptar si dhe shtetasin kazakistanas me me pasaportë greke por është justifikuar se ka qenë i lodhur dhe i stresuar kur e ka kryer këtë veprim. Edhe përpara organit të prokurorisë ai nuk ka pranuar që të ndihet fajtor për atë që ka kryer. Duke u përpjekur që ti identifikojë dy të dhunuarit si autorë të grabitjes së një çante, Nikos Xixas, ka rrëfyer të gjithë ngjarjen.Sipas dëshmisë së dhënë në prokurori nga polici grek Nikos Xixas, arrestimi i shtetasit shqiptar që paraqitet në video ka ndodhur në orën 23.30 të datës 24 qershor 2006. pak minuta më parë në komisariat ishte denoncuar vjedhja e një çante që e kishte një grua e moshuar. Një kalimtar i rastit i kishte thënë policisë së të cilët ishin autorët. Pas arrestimit, dy djemtë e rinj i kishin thënë se nuk e kishin kryer ata vjedhjen por kjo nuk e ka bindur policin grek kolegët i kanë pohuar se atyre u ishte gjetur çanta e vjedhur në momentin e arrestimit dhe këtu ka nisur historia e dhunës. "Ata më thanë jo, nuk e kemi vjedhur ne çantë. Ndërkohë, njëri prej kolegëve, më tha që iu ishte gjendur çanta dhe sendet e vjedhura. Atëherë unë u nxeha dhe i bërtita. Ndoshta edhe i godita por kjo nuk ishte me qëllim. Më vonë, ne ishim të lodhur, ajo nate na kishte stresuar pak. Vetëm pak orë më parë, anarshistët kishin rrahur keq njërin prej nesh. Ne jemi shokë me njeri tjetrin", ka dëshmuar në prokurori polici grek Nikos Xixas. Kështu të gjithë inatin për rrahjen e një polici nga disa persona të tjerë, ata ia kanë nxjerrë dy të rinjve. Nën kërcënimin e dhunës ata i kanë detyruar dy të rinjtë që të godasin njëri- tjetrin me shpulla. Madje edhe vetë policët i kanë goditur ata disa herë. I pyetur nga prokuroria në lidhje me këtë veprim Nikos Xixas është shprehur se ishte thjesht një shaka, një lojë. "Pasi mbaruam fazën e pyetjes, vendosëm t'i kalonim në kontroll trupor, dhe t'i shpinim poshtë në qeli. Pastaj donim të bënim një pushim. Meqënëse, ata na kishin lodhur kaq shumë, menduam të bënim pak shaka. Deshëm të talleshim pak, kaq shumë na kishin lodhur atë natë. Ne nuk i goditëm, thjesht u thamë që të godisnin me shuplaka njëri- tjetrin. Mbase është gabim, por ne nuk donim t'i dhunonim. Madje, kur iu plotësuam dosjen, i hodhëm në të butë. Akuzat që u ngritëm ishin të lehta", ka rrëfyer në prokurori polici Nikos Xixas. Pas tij në prokurori kanë përfununduar edhe disa efektivë të tjerë të policisë të rajonit të Omonias por ndaj tyre nuk është marrë ndonjë masë e rëndë. Nga hetimet ka rezultuar se vetëm Nikos Xixas ka qenë në dhomën ku është kryer keqtrajtimi ndërsa policët e tjerë ndodheshin jashtë saj. Por pamjet tregojnë se të paktën edhe një tjetër polic ka qenë në dhomë atë natë. Ai është njeriu që ka mbajtur celularin me kamera. Një tjetër veprim i kryer nga ana e prokurorisë është edhe ai i sekuestrimit të të gjithë telefonave celularë të policëve për përfshirë në këtë skandal. Ata do të kontrollohen nëse e kanë videon në fjalë dhe më pas do të mbajnë përgjegjësi për faktin që pse nuk kanë denoncuar kolegun e tyre.

Dialogu i plotë, në prokurorinë grekePolici quhet Nikos Xixas.

Prokurori Isidoro Dofiakos

Prokurori Dofiakos: E keni të qartë se çfarë keni bërë?

Xixas: Nuk e kuptoj, mos duhet të jem dhe fajtor?

Dofiakos: Përse nuk ndjeheni fajtor?

Xixas: (kërkon leje për të pirë një cigare) Jo, nuk jam fajtor.

Me lejoni të ju them me detaje ngjarjen.Në orën 22.40 të datës 24 qershor 2006, unë isha në rajonin e policisë ku dhe jam me shërbim. Na lajmëruan se kishte ndodhur një grabitje çante në rrugën Pireos. Informacioni thoshte se dy persona kishin terhequr zvarrë një grua të moshuar për më tepër se 50 metra dhe i kishin vjedhur çantën.Dëshmitarët kishin ndjekur dy personat dhe u bë e mundur që me ndihmën e një qytetari t'i ndalojmë. Ndalimin e tyre e bëri një patrullë e policisë kufitare, e cila ndodhej në zonë për patrullim. Nuk kam dijeni nëse ka pasur përleshje midis të ndaluarve dhe organeve. Ne na janë sjellë në zyrë rreth orës 23. 30- 23.50, nuk jam i sigurt. Pasi me raportuan, policët kufitarë, qendruan disa minuta në zyrë.

Dofiakos: Mund të na thoni se cilët ishin policët që bënë ndalimin?

Xixas: Nuk e mbaj mend.

Dofiakos: Mirë pra, ja vazhdoni.

Xixas: Po, une i pyeta: E keni vjedhur ju çantën? Ata më thanë JO. Ndërkohë, njëri prej kolegëve, më tha që iu ishte gjendur çanta dhe sendet e vjedhura. Atëherë unë u nxeha dhe i bërtita. Ndoshta edhe i godita. Por kjo nuk ishte me qëllim….

Dofiakos: Çfarë thoni, mos i referoheni ndonjë rasti tjetër, pamjet tregojnë të kundërtën.

Xixas: Jo,kjo është e vërteta. Më vonë, ne ishim të lodhur, ajo nate na kishte stresuar pak. Vetëm pak orë me parë, anarshistët kishin rrahur keq njërin prej nesh. Me kuptoni, ne jemi shokë me njëri tjetrin.

Dofiakos: Kjo çështje nuk ka lidhje me ngjarjen. Ata janë ndaluar për grabitje me dhunë, shefi i policisë së ndërhyrjes së shpejtë u qëllua prej anarshisteve.

Xixas: Po, është e vërtetë, por ne jemi kolege…Pasi mbaruam fazën e pyetjes, vendosëm t'i kalonim në kontroll trupor, dhe t'i shpinim poshtë në qeli. Pastaj donim të bënim një pushim. Meqënëse, ata na kishin lodhur kaq shumë, menduam të bënim pak shaka.

Dofiakos: Të bënit shaka? Ma shpjego.

Xixas: Deshëm të talleshim pak, kaq shumë na kishin lodhur atë natë. Ne nuk i goditëm, thjesht u thamë që të godisnin me shuplaka njëri- tjetrin. Mbase është gabim, por ne nuk donim t'i dhunonim. Madje, kur u plotësuam dosjen, i hodhëm në të butë. Akuzat që u ngritëm ishin të lehta

per 'Shekulli'Nga Athina Altin Metaj

(pyes veten)A mund te pranohet ky arsyetim nga nje oficer policie ne kryeqytetin e greqis?!