Affichage des articles dont le libellé est Littérature. Afficher tous les articles
Affichage des articles dont le libellé est Littérature. Afficher tous les articles

23 mai 2007

Rréfimi S

Né dritaren e katit té 23-té Sokol DORËZA shikonte pothuajse gjithçka,te bardhe ,te zinje ,blu te kuqe ,perendimoret,lindoret te gjithé aty posht kryqezoheshin heshturazi ,secili né planetin e veté.I hodhi edhe njéhere syté orés,ishte gati té mbaronte punén.Zbriti né parking ,ndezi makinén dhe shtérngoj pedalen e gazit,e dinte ,tashmé qé do ti duhej gati 1 oré té mbérrinte ne shtépi. Shmangni kryqézimin, ’ Mizer ’ ka shum trafik dhe njé aksident ka bllokuar nje pjese te konsiderueshme te kryqézimit-degjoji Sokoli ne radio Po vriste mendjen cilin drejtim té merrte ishte e kot qé té dridhej majtas-djthtas,té gjitha rruget do ta çonin atje,pamvarsishté nga distanca.apo koha qé do pérshkruante Ndezi celularin . : "Hi baby ,how was your day ?..bla bla bla....see you tonight.Kiss Monica. "Ishte mikesha e tij e re Amerikane. Ajo ishte shumé e hijéshme, por seksualisht nuk mund te krahasohej aspak me mikeshat e tij te zakonshme .I duhej sé shpejti té shkonte pér njé shkémbim eksperience né USA…planet po shkonin siç ishin parashikuar Nuk duhet té béj mé té njéjtin gabim ! Fshiu té gjitha SMS e regjistruara né celular sepse ish-mikesha tij Gjermane ja kishte kopjuar dha pasi i kishte pérkéthyer nga shqipja né gjermanisht ,i shkruajti : Du bist ein groß, Scheißkerl Sokol,… Fik Dich.BYE .I déshpéruar ,kishte tentuar disa heré rilidhte mardheniet me té por e kot.Edhe pse kishin shume gjera te perbashkéta, tani ishte i bindur pér ndryshimin e thellé midis kultures se vendit te tij dhe asaj gjermanike,ajo e kishte braktisur perfundimisht.Hyri né sallon léshoi çantén e réndé né dysheme ,dhe bashk me té njé pasthirrem …..houffff. Kérkoj né dollap té pinte diçka ,té fort sa mé té fort, por nuk gjeti me rakin qé i kishte derguar i ati para nje viti,iu kujtua gjyshi , pirés-rakie i fameshém(per te mos then legjendar),kétheu njé got whisky,dhe u pérplas né divan.ndezi TV dhe e sa andej kétej té gjénte diçka interesante ,mbase do ta hiqte nga monotonia Drejtori i bankés botrore ,Pol Kokviç do té hiqet nga detyra se ka vjedhur disa mijra € dhe bashkshortja e tij éshté gjithashtu e implikuar…..-degjoji ne TV




Çfaré ?! Mama?! E degjove ti? ,dhe u drejtua nga guzhina,

Po si késhtu,?éshté absolutishté e paimagjinusheme qé drejtori i bankés botrore té vjedhé? çdo drejtor banke vjedhé por kurrésesi kryeboterori i bankés.,né fakt bankier, pér té pérkéthehej ndryshe né kusar té hollash

Faktikisht ai nuk do hiqet pér kété çéshtje-ja kethehu e éma

……?njé shikim kureshtaro-habités né fytyren e tij

P.Kokviç nuk éshté vetém kryeboterori i bankés,por ai éshté mbi té gjitha ‘ ARKITEKTI ’

Arkitekti ?

Arkitekti i pushtimit té fundit té Irakut,replikoj mamaja

Ah tashti e kuptova qé lufta qénka ber per.. ai ndaloi fjalet in extremis …, nuk donte ta rihapete biseden e kishin diskutuar disa heré.

Por ,pér banken botrore ,ka njé arkitekt-kandidat te ri,tha ajo, éshté Europian,britanik éshté arkitekt talentuar dhe me ambicje…

Britanik? T.Blerushi?

Allahu na ruajt nga projektet e kétyre arkitektéve ,than te dy njézeri

E di , i tha e éma,qé ti nuk e duron dot kéto padrejtesi qé béhen kudo né Toke,por ç ’ far ti
bésh ne kemi ardhur ne jeté pikérishté né njé epoké té gabuar dhe pér mé tepér né njé planet té gabuar. Guzhina ishte vendi i kujtimeve té fémijeris par exellence i tij i kujtohej kur mblidheshin té gjithé aty rrethé tavolinés pér té méngjezuar ose darkuar ,zhurmshém dhe te lumtur, ishin shum fémijé dhe ai ishte i parafundit ,bénin shum shaka rreth tavolinés sidomos véllezrit e tij,por tani ata ishin te gjith larg njeri tjetrit shum larg. U rikthye ne sallon dhe po shikonte i perhumbur TV Tashme ishte i bindur qe ajo M. Lavire-insky e cila ishte nga fisi i Kokviç-it me ato dy kokat e saj te faméshme ajo nxori nga situata homoseskuale-politike dhe béri qé té triumfonte né zgjedhje presidenti homoseksual né USA.

Sokol,dua qé dhe ti té mbarosh shkollen dhe te behesh si Iliri. ,e kupton- i thoshte e éma kur ai ishte vetem 13 vjeç

Tani Sokol Dorza kishte mbaruar universitetin ,zotronte disa gjuhé té huaja,bile aq mir saqé ndonjé heré kishte véshtiresi té shprehej né gjuhen amétare.Eksperincé né disa kryeqytete té Europés,ishte tashmé anetar i njé klubi golfi dhe shpesh heré njerzit e thérrisnin ,mr. Sokol Sigurisht e éma duhej té ishte shum krenare pér té birin, mendonte ai Kur i tregonte sé émes té gjitha arritjet e tij né jeté,vetem 33 vjeç, ai dallonte qarté gezimin ne syte e saj.Por nuk kishte guxuar kurr ti tregonte se mbi té gjitha ai ishte njé emigrant,dhe ishte shum i sigurt qé po ta mesonte mamaja kété gjé , do hidherohej do té plagosej jashté mase Jo mé kot i kishte then sé émés dikur :un,njé dité, do ti marr fatet e mija e mija né duar,kur ishte ende i vogél ! Ju kujtua biseda me ate personin ne rrugé i cili i ofroi njé ‘ bibel ’ dhe i tha : L ’ amour de notre Dieu est éternel …..dashuria e Zotit ton éshté e pérjetshme » Ishte pkérisht kjo ideologji qé kishte mbjell urrjetjen e pérjetshme midis popujve dhe feve.Nuk mund ta harronte até urrejtje né fytyrén e tjetrit,akoma pas 2003 vjetesh urrejtja perzistonte aty e ngriré né brendesin e tjetrit madje njé dozé e re ishte injektuar dukshme !Ne udhetimin e tij té paré né Romé Sokoli ju drejtua nje zotrie :

Mé falni ju mund té béni mua njé foto,prego ?

Si

At ’ here shikoni kétu né ekran dhe shtypni atje, i tha Sokoli duke i zgjatur dixhitalin

Pasi pan te dy fotot qe kishin dal disi mire

Ju nuk jeni italian ?, e pyeti ai

No,io sonno Albanese dhe jam né udhetim né Romé

Sei Albanese?!

Sokoli vuri re ne fytyre e tjetrit habin e perzier me perqindje te lart urrejtje. Mé kot pérpiqe ta fshinte nga memorja udhetimin e tij te fundit né Greqi Ai ndjeu njé ledhatim té but né qafé sikur ndonje éngjéll e perkedhelte … e dinte nga aroma e parfumit ishte ajo.Nje instik gjenetikisht i trasheguar dhe ky.Ai nuk e kishte ven re thuajse fare prezencen e saj
Vien mon amour, i tha Monica,duke terhequr drejt krevatit…

Tre heré ra zilja e témerréshme e celularit ishte ora pér tu ngritur.

Doli ne ballkon dita sapo çelte né horizont disa re gri té zbehta té hallakatuara né hapsirn e pafund Hyri né kuzhiné dhe zgurdulloj syté, vuri re né tavoliné njé leter te vockél ,ku dallohej kollaj shkrimi i dorés sé mamas :Sokol un po iki,nuk mund te jetoj mé né kété planet,mos harro té pres atje… né planetin ton … Ai e dinte se do ti duheshin disa vjeté-drite qé té ritakoheshin

13 mars 2007

Naim FRASHERI-Deshira e vertet e Shqiptareve 1886


vazhdim... "Po në vend që miq me sllavët të jenë, paskëtaj, grekët,"

Në të kundërt, jan' armiq dhe armiq të përbetuar,Sepse dridhen se mos sllavët dhe ata i bëjnë sllavë.Pra, o miq të dashur grekë, ju të krishterë të mirë,Krishti tha: "Mos ia bëj tjetrit, atë që s'e do për vete!"Atë që ju keni frikë se mos jua bëjnë sllavët,Pse kërkoni kaqë fort shqipëtarëve t'ua bëniMe gënjeshtra dhe intriga? Feja urdhëron: "Të duashDhe të afërmin si veten", ndërsa ju të gjith' i ndiqni.Ju akoma keni grekër që në robëri rënkojnëDhe të tjera kombe doni vetë ju t'i robëroni?Cilin? Këtë shqipëtarin? Këtë fatosin e dheut?Edhe kur, në këtë shekull? Në këtë epokën tonë?A e doni miqësinë edhe dashurinë tonë?Hiqni dorë nga sofizmat, nga gënjeshtrat, nga mashtrimet.Ne, o miq, jemi shqiptarë, ju helenë: ShqipërinëKemi ne dhe ju Helladhën; gjuhën tuaj ju, ne tonën.Kështu vetëm mund të lidhet miqësia e vërtetë,Ne me sllavët e me grekët, me të gjithë fqinjët tanë,Duam të rrojmë ngaherë me harmoni, si vëllezër,Veç e drejta e secilit gjithënjë të respektohet.Sot tiranin e pret vdekja, pra nuk duhet të luftojmëSi armiq me njëri-tjetrin; miq të jemi, në një mendje,Mjaft kaq vuajtje që shkuam, mjaft kjo tirani e zezë,Pa të marrimë sot frymë dhe lirinë të gëzojmë!Poshtë, pra, trazirat, grindjet, rroft' e qoftë vllazëria!Nëse rrojnë disa grekë brenda Shqipërisë, vallëMos janë pak shqipëtarët që brenda Greqisë rrojnë?Edhe shumë shqipëtarë rrojnë në viset me sllavë.Poshtë duart, ju o sllavë, larg ju, larg nga Shqipëria!S'ju arrijnë ato vise të paana të Skitisë?Shqipëria shqipëtarve u takon, o miq të dashur,Dhe askush nuk ka të drejtë që të kundërtën të thotë.Nëse doni që të kemi dashuri mes nesh përherë,Jetën të çojmë si fqinjë në mirëkuptim e paqe,Edhe ne po këtë gjë shum', o miq, e dëshirojmë.Po në qoftë se ju doni të rrëmbeni trojet tona,Atëherë, mos nuk është vdekja fundi i njeriut?Zjarrin, pra, dhe le të digjet gjithë bota, anembanë!Po të jetë se humbasim ne atdhen' e dashur tonin,Qielli le të përmbyset, me të edhe perënditë!O, ju dashkeni që vendin e gjigantëve të zini,Të atyreve që mundën e shfronësuan hyjnitë?Ju, o fqinjët tanë, dhe ti o diplomaci dinake,Binduni njëher' e mirë dhe pa pikën e dyshimit,Se shqipëtari atdhenë s'ia dorzon askujt e kurrë.Ju atdhetarinë e tij duhet ta keni provuar;Atë nuk e mposhtën shtete sado të mëdha, të forta,Bizantinët e romakët, venedikasit e turqit,Dhe na dashki që taninë para jush të gjunjëzohet?Poshtë duart, që të jemi miq të mirë përngahera!Mbi një mal' të lart' më shfaqet hieja e Skënderbeut,Shpatën zhveshur mban në duar dhe dëgjoj një zë gjëmonjës,Që me burrëri të madhe dhe duke rënkuar, thotë:O djema të mir, ku jeni, ju o burra shqipëtarë,Ju petrita zemërtrima të atdheut kaq të dashur,Varrin tim vazhdojn' akoma të huajtë të ma shkelin.Turp për ju, sa turp, o burra, të lëngoj' atdheu juaj!Kudo hieja fanitet edhe malet po gjëmojnë.Befas lart, që nga Tomori, një rrufe lëshon ZeusiDhe për gjithë gjakatarët gati zhdukjen e sigurtë.Miqt' e mi, mendohi mirë, të mos biem në lathime,Se të gjithë, po lathitëm, do ta humbasim shpëtimin.Perëndi, ndriçoji popujt, sill ti paqen në mes tyreEdhe ndihi të fitojnë lirin' e shtrenjtë të gjithë.Solomon, mos ma pre foshnjën, mos e pre, n'emër të zotit,Le të mbetet pjella ime e paprekur, pacenuar.Dhe ju, perëndi të qiellit, ju o perëndi të paqes,Jepjani mollën e sherrit drejtësisht kujt i takon.O vëllezër arbërorë, shqipëtarë zemërtrima,Të kaluarën e shihni, gjithashtu edhe të sotmen,Po sakaq na lipset shumë të kujdesemi për nesër.Të kujdesemi për gjuhën, për mësimin, mbrothësinë,Për shpëtimin tonë, nderin, për lavdin' e kombit tonë,Se ky shekull, o vëllezër, është shekulli i dritës,Dhe pa gjuhën e pa shkencën, pa shkollën e mbrothësinë,Pa të mjafta dituri, sot asgjë nuk vlen në botë.Pra, përpara, o vëllezër, ja se ku qëndron shpëtimi!Ne kemi një komb të zgjuar, trim e që vështron përpara,Edhe gjuha jonë mundet të punohetë paprerë.Ne rrugën e mbarësisë mund ta ndjekim fare lehtë.Pra, ç'na duhet, o vëllezër? Dashuri, bashkim, përpjekje,Mençuri, barazi, punë, vëllazëri, një dëshirë,T'i shërbejmë mëmëdheut me besnikëri gjithmonë,Çdo kujdes, çdo gjë e mirë t'i blatohet Shqipërisë,Për atë të të bëhet vetëm, për vëllezrit shqipëtarë.Ne jemi një komb të gjithë, jemi bijt' e një atdheu,Një trup jemi dhe një zemër, jemi një fis e një farë,Kemi një ide, një gjuhë, një palë doke e zakoneDhe, së fundi, që të gjithë sot ne jemi në një mendjePër të mirën e përbashkët, për lavdin' e Shqipërisë.Një perëndi që të gjithë kemi dhe të njëjtën besë,Pa, secili, si të dojë le t'i falet perëndisë.Që të gjitha fetë kanë veç një themel të përbashkët,Ndërsa themel i themelit është vetëm njerëzimi,Fjalëve t'armiqve t'egër kurrëmos u vini veshin,Se ata duan gjithmonë me intriga të urrejtshme,Me çdo mjet ta bëjnë fenë vegël të shkatrrimit tonë,Ata duan të na ndajnë për të tyret interesa.Duhet mbi çdo gjë, pa tjetër, kombësia të fitojë.Në një kohë, në mesjetë, një ndikim të madh ushtroninBarbaria, fanatizmi, errësira e padija.Atëherë ne luftuam pa qëllim e kot së koti,Për të huajt, për armiqtë e kombit, të mëmëdheut,Porse sot më kot mundohen të huajt të na gënjejnë.Shqipëtari mendjemprehtë kurrë më nuk do të mashtrohetDhe s'ka nge që të djersijë, të coptohet për të tjerë.Çështjeve, siç është feja, sot me sot u kaloi koha,Ajo sot është në zemër, në ndërgjegjen e secilit.Feja e kohës së sotme është vetëm njerëzimi.Hapësira e paanë është tempull i Krijuesit.Natyra gjith' anembanë është libri i tij i shenjtëDhe shkronja të atij libri janë trupat qiellorë.Ndërsa si meshtar në tempull është shkenca, që njeriunE afron tek perëndia, q'është gjithëçka në botë.E të madhit zot fytyrë është drita që shikojmë Dhe njeriu është korë edhe shëmbëlles' e zotit.Zemëra e tij e pastër është fron' i perëndisëEdhe vetëdia e tij një gjykatës brenda vetes;E shpërblen për çdo të mirë, e mundon për çdo të keqe.Sidoqoftë, gjithsekush çdo besim ta respektojë,Fen' e tij dhe fen' e tjetrit; të mos bëjë dallim feje,Sepse është e nderuar ajo që nderon dhe tjetri,Sidomos çka respekton vëllai, djal' i mëmës sate,Që një gjak keni në deje, që ka shpirtin, gjuhën tënde.Është e shenjtë dhe hyjnore çdo gjë që beson njeriu,Çdo gjë që beson një popull dhe një shoqëri e tërë.I mësuari, i urti është besimtar, po s'ështëFanatik dhe për besimet mendon pa paragjykime,Ai s'është gojëprishur, egoist, rrugaç, mashtrues.Mbarë bota flet për Besën dhe për nderin e shqiptarve.Për vetijat, vllazërimin, harmoninë, miqësinë,Dashurin', afetarizmin, kombësinë, urtësinë,Trimërinë dhe kujdesin për të mirën e atdheut.Bota mbarë u njeh prirjen për liri, dituri, dritë.Kështu, pra, çdo atdhedashës e ka zemërën plot shpresa,Dhe me ne është përherë perëndia zemërbardhë.Gjuha jonë, dituria, do të sjellin mbarësitëE atdheutë fisnik, vllazërimin dhe lirinë,Mirësitë, begatinë, vetë shekullin e artë,Dhe, së fundi, sigurojnë qenien tonë në mes botës.Ato do t'i japin dërrmën çdo armiku e tiraniDhe në majën më të lartë do ta ngrenë ne, shqiptarët.Rroftë, rroftë gjuha jonë! Rroft' e qoftë Shqipëria!Rroftë kombi yn' në shekuj! Rroftë vllazërimi ynë!Poshtë armiqt' e tiranët! Poshtë grindja, errësira!Rroftë Besa dhe liria! Rroftë drita, dituria!

-Fund.
******
*Poema është shkruar greqisht dhe është botuar së pari në Bukuresht më 1886, me titull "O alithis pothos ton Skipetaron".

marr nga: K.Todho- USA

10 mars 2007

Naim FRASHERI-Deshira e vertet e Shqiptareve 1886

"Dëshira e vërtetë e shqiptarëve"*(1886).

-E përktheu nga greqishtja Pano ÇUKA

vazhdim...

"Kush qe, vallë, atëherë ai prijësi i kombit, Ai trimi sypatrembur dhe ajo shqiponjë mali?"


** *
Mos qe Marsi a Minerva, a mos qe Zeusi vetë?Ti, o muzë gojëartë, që njeh mirë të vërtetën,Thuaje emërin e ndritur, emërin e perëndijtë,Këndo, o hyjni fisnike, trimërin' e tij të rrallë.Lëri mitet e Homerit për Akilin këmbëshpejtë,Lër Eneun adhuronjës dhe përrallat e Virgjilit,Se heroi i vërtetë tani njihet nga të gjithë,Është prijsi i shqiptarve, është Skënderbeu i madh.Lumthi ti, shpirt i pamort! Lumja ti, zemër hyjnore!Ti, o emër shumë i dashur, emër hyjnor, aq i ëmbël,Ti je shembull dashurie, ti je monument virtyti,Manument patriotizmi, trimërie dhe lavdie!Ty, o bir fisnik, i lartë, i atdheut të shumvojtur,Shqipëtarët ta nderojnë emërin dhe kurdoherëE shqiptojnë veç me lotë dashurie dhe respekti,Se ta njohinë lavdinë, njohin bëmat burrërore.Kur do vijë vallë dita të të ngrenë monumentin,Të përgjunjenë me zjarr para këmbëve të tua?Trimërit' e tua, prijës, dhe fitoret legjendareNe, pasardhësit, na mbushin me guxim e burrëri.Kur ti vdiqe, na ke lënë neve një atdhe të lirëDhe e lirë do të jetë Shqipëria jote prapë.Varri yt siç i ka hije do nderohet mot e jetë.Nëpër shekuj do të rrojnë emri dhe veprat e tua.Pra, vraponi, o miq të mi, mëmëdhetarë vraponi,Me një qëllim, një dëshirë, përpara për Shqipërinë!O vëllezër shqipëtarë, o ju bij të mëmëdheut,Ne të gjithë një komb jemi, një gjak, një fis e një farë,Të gjithë të njëjtit shpirt e të njëjtës zemër jemi,Ne kemi të njëjtat ndjenja dhe të njëjtën gjuhë flasim,Ne nuk jemi kurrsesi as turq, as grekër, as sllavë,Jemi vetëm arbërorë, shqipëtarë zemërtrima,Dhe ky emër i nderuar, i lavdishëm ësht' ngahera.Kush s'nderon kombin e vet, ai ësht' i ndyr,' i poshtër,Ai është gënjeshtar, është tradhëtor i ulët.Mjer' ai që i jep puthjen e tradhtis' kombit të vet,Mëmëdheut dhe të birit të të lartit zot në qiell!Deri kur, o miq të dashur, do mundin këta të huajTë na kthejnë ne në kafshë me atë shkopin e Çirçës?Deri kur për interesat e të tjerve do punojmë?Pse të tjerve t'u shërbejë gjith kjo mendje e trimëri?Mjerë ne! pse për të huajt kaq flijime e vetmohim?O sa vepra madhështore kanë bërë shqipëtarët,Por më kot, se të dobishme qenë vetëm për të tjerë!Ne, medet, vam' u shërbyem turqëve, vrasësve tanë,Bishave t'egra mongole, që veç dëm na kanë prurë!O miq, gjaku i shqiptarit është derdhur kurdoherëQë të rrojn' ata përbindsha, ata turq shkatërrimtarë.Sa tmerr të ndihmosh armiqtë e atdheut tënd të dashur!Dhe një gjë të till' e bënë kaqë burra të dëgjuar!Cilët qenë ata që jetë shtetit të turqve i dhanë?Qyprylinjtë dhe të tjerë të gjith' ishin shqipëtarë.Shqipëria ime e dashur, mëmëdheu im i shtrenjtë,Të kesh kaq burra në zë dhe të jesh akoma skllave!Ti të kesh Mehmet Alinë dhe Ibrahimin me shokë,Ata të shpëtojn' Egjiptin dhe ti të tiranizohesh!Ç'fat i mjer', i mallëkuar, oh çfarë mynxyr' e zezë!

** *

Të kesh Boçarin, Xhavellën, Miaulin, Bubulinën,E shumë heronj të tjerë, dhe ata të mos përpiqenPër ty, Shqipëria ime, po për grekët e Greqinë!O heronj të paharruar, u munduat kot së koti,Me të shenjtin gjakun tuaj, me armët tuaja të lara,Me atë gjuhën e shenjtë flaku zgjedhën tej Greqia.Ju si burra të vërtetë me zell e me zjarr luftuat,Po, për fatin ton' të keq, përfituan ca të tjerë.Dhe u shojtën për së dyti shpresat tuaja të shenjta.N'atë vend që ju, o trima, e çliruat aso kohe,Erdhën lajkësit e turqve, bizantinë dhe romej,Fanarjotë dhelparakë edhe kalemxinj të ulët,Komb' i lirë, çobaxhinjtë nga qenë edhe nga s'qenë,Me fjalë të tjera grekët, ata miqtë tan' të mirë,Dhe ju quajtën të huaj, ju thanë "palarvanites".Dhe ata mosmirënjohës, o sa keq, gërmuan varretDhe shpërndanë nëpër rrugët eshtrat tuaja të shenjta.Vetëm rastësisht një herë ata shprehën të vërtetënSe vërtet jeni shqiptarë dhe porsi të huaj jeni.Të ushqesh në gji një gjarpër të helmuar, të pabesë,Dhe të bëjë çmos ngahera si e si të të helmojë.Ç'doni ju nga Shqipëri? Grekër, me siguri doniQë të vrisni djemt' e Piros fshehurazi me një tjegull.Po të rremat, djallëzitë, asnjëherë s'japin fryte.Gjer më sot, më thoni, vallë, sa bullgar' u bënë grekër?Kush kërkon që të këmbejë kombësin', gjuhën e mëmës,Të mohoj' atdhenë, ndjenjat, ai do të jetë kafshë.Si? Ju duket e arsyeshme, o filiza të Sokratit?Dhe a është, vall', e mundur të harrojë komb' i tërëGjuhën e tij amëtare, t'i humbasë që të gjitha?Fjalët ua mbuloft' harresa, posht' e rrema, djallëzia!Ju kë quani si trima patriotë, kë nderoni,Miltiadhn', Themistoklinë, Qimonin, Epaminondën,Apo Pausanin' e ndyrë, Efialtin e pacipë?Djallin që tradhton atdhenë nuk e do as mëma vetë.A nuk është mëmëdheu më i dashur, i nderuar,Nga çdo gjë e mir' në botë, nga prindët e farefisi,Nga fëmijët dhe nga miqtë? A ka ndjenjë më fisnikeSe ndjenj' e atdhetarisë edhe se ndjenj' e lirisë?Si? Qenkemi ne grekër? Jo, më falni! Jemi vetëmAlvanitër, miq të dashur, jemi vetëm shqipëtarë.Çdo gjë tjetër është sharje, fyerje dhe blasfemi.Të ndërrojmë emrin tonë kombëtar? Mos qofë thënë!Ashtu si fjala grek është për ju e shtrenjtë, e dashur,Dhe për ne fjala shqiptar është e shenjtë dhe e çmuar.Nëse thoni që edhe ju jeni, gjithashtu, pellazgë,Dihetë se pellazgjikë janë kaq e kaë kombe:Italianët e francezët dhe psanjollët e të tjerë.Pra, ju jeni italianë? Mos ju quajtën francezë?Po, të gjithë jemi pjellë të Adamit e të Evës.Porse çdo njeri një kombi i takon dhe një detyrëËshtë e shenjtë dhe hyjnore: "Të luftojë për atdhenë!"Jeni, thoni, të krishterë. Shumë bukur. po mos vallëDuhet që çdo i krishterë të jetë dhe grek pa tjetër?Evropainët që të gjithë janë, dihet, të krishterë,Po nuk janë aspak grekë dhe as ndjenja greke kanë.As Krishti as apostojtë s'kanë qenë kurrë grekë.Kombësin' e Jezu Krishtit që të gjith' e dinë mirë.A, qenkeni ortodoksë. Shumë bukur. Po dhe rusëtDhe të gjithë sllavët rrotull gjithashtu jan' ortodoksë.Dhe ata ndaj fesë, ndofta, mund të jenë më besnikë,Atëherë përse grekët nuk janë asfare sllavë?Po atë besim e kishë kanë dhe grekët dhe sllavët,Dhe, madje, armëtë sllave, mbrojtja dhe kujdesi i tyre,Në çdo rast ndihmuan grekët sa u dhan' e Thesalinë.Po në vend që miq me sllavët të jenë, paskëtaj, grekët,........
** *

vijon.

9 mars 2007

Naim FRASHERI-Deshira e vertet e Shqiptareve 1886

"Dëshira e vërtetë e shqiptarëve"*(1886)


-Autori : Nënës sime të ëmbël SHQIPËRISË Asaj që më dha gjithë forcën që kam.

-E përktheu nga greqishtja Pano ÇUKA




O ju bij të mëmëdheut, ju o patriotë trima,Luftëtarë të dëgjuar edhe po kaqë të urtë,Të bashkuar si vëllezër neve jemi kurdoherë,Krahë të vendit të shtrenjtë edhe besnikë ndaj kombit.Dhe kështu lipset të jemi, si përherë të bashkuar,Ca më shum' sot që tirani mezi mbahetë në këmbë,Ne duhet edhe më fort të lidhemi që të gjithë,Për qëllimin ton' të shenjtë, në emërin e lirisë.Ju, stërnipër të të Madhit Aleksandër e të Piros,Të dëgjuar, të lavdishëm, ju, o bij të Skënderbeut,T'atij burri të vërtetë, që në botë shok s'ka pasur,Trima, shpresa dhe guximi kurdoherë të na prijnëDhe të gjithë me një mendje të bëjmë detyrën tonë.Ne pellazgë kemi lerë para se të lindte hëna,Kur Adami nuk ka qenë veçse ujë edhe pluhur,Dhe të parët tanë s'ishin vetëm baballarë popujsh,Porse ishin baballarë dhe të vetë perëndive.Motit, gjuha jon' e dlirë, gjuha jonë e pavdekshme,E kulluara, e kthjellta, mahniti dhe perënditë.Askush s'e mohon në botë famën e të parve tanëDhe punërat e shkëlqyera ua dëshmon historia.Dikur në Azin' e largët si shqiponja fluturuanEdhe fronin e Dariut e përmbysën ata trima.Duke thyer në betejat ç'qenë përsanë barbarë,Dhe qytetërimin mbarë e shpëtuan nga rreziku.Tjetër herë, si luanër, ata iu vërsulën RomësDhe romakëve mizorë më t'u kallën lemerinë.Kush qe ai burr' i huaj, kush qe ai maqedonas,Që dikur grekët në luftë fund e krye i dërrmonte?Dhe kush qe njeriu i shquar, që më kot grekët e thyerU munduan me sofizma porsi grek ta paraqitnin?Kur të huajt pa të drejtë rojën kishin masakruar,Cilët qenë ata që Thivën e rrënuan po shtëpinëE Pindarit nuk e prekën, sepse përnderonin muzat?Ata s'qenë aspak grekër as dhe skitë, jo, nuk qenë;Maqedonët tjetër s'qenë veçse baballarët tanë.Shumë shkronjës si Plutarku, Demosteni dhe StraboniMe shokët e tyre thonë se ngahera kombi ynëIshte si dhe sot fisnik, trim, hyjnor, i madhërishëm.Si dhe ne, ata po qenë shqipëtarë të kulluarDhe shqiptari këtë emër e ruan, sepse e patNë flamur gjithnjë shqiponjën, shenjë force dhe fitorje.Gjithnjë brenda Shqipërisë dhe Zeus' i madh banonte.N'atë të shenjtinë Tomor një tempull të bukur kishteDhe gjithë popujtë atje vinin me nderim të thellë,Që t'i faleshin asaj perëndie shqipëtare.

*


Sikur të studiosh të urtin dijetar, Aristotelin,Ptolemenjt' e plot të tjerë, me kujdes, mirë edhe drejt,Do mësosh se dhe i madhi Kostandin, pjellë dardani,Fisit trim e të dëgjuar të shqiptarve i përkiste.Edhe mbretëresha e grave të ditura të ksaj kohe,Dora d'Istria, mos vallë s'ish bij' e Shqipërisë?Kurrë s'e harroi atdhenë të stërgjyshërve të sajDhe shkruan për "alvanitët", siç i quajnë të huajt,Sepse, si të huaj, emrin e vërtetë s'ua dinë.Edhe thellë ndjen për fisin dashurinë më të kthjellët,I këndon atij virtutet dhe i jep shpresa të vyera.O sa kombe janë zhdukur si të qenë gjethe vjeshte,Dhe sa kombe kanë lindur prej të tyreve rrënoja!Kurr' në shekuj kombi ynë s'ka ndryshuar dhe siç qenëAshtu mbetënë vetijat, gjuha, doket e zakonet.Shqiptari është siç ishte në fillim, i pandryshuar.Maqedonasit, ilirët e thesprotët e molosët,Shqipëtar' ishin të gjithë si edhe në ditët tona.Kurrë dyndjet e të huajve s'arritën të shkatërrojnëKombin ton' as gjuhën tonë dhe shqiptarët s'i ndryshuanKombësinë dhe zakonet e mënyrën e jetesës.Veshur përherë me hekur, kordhëtarë ndër beteja,Ishin gati dhe të vdesin për Shqipëri, mëmën tonë.Për shqiptarët kurdoherë të huaj kan' qenë grekët,Edhe sllavët edhe keltët, edhe skitët e romakët.Gjithë kombet nënë zgjedhë të romakëve u vunë;Ndërsa shqipëtarët vetëm kanë luftuar hordhitëE romakëve, si burra, me guxim e gjer në fund.Sa beteja dhe sa luftra të përgjakshme kanë bërëBaballarët tanë trima kundër dyndjeve barbare!Ranë dëshmorë në luftë ata burra të vërtetëPër mëmëdhethin e dashur, për lirinë edhe për nderë.U mbyt në gjak mëmëdheu, armiqtë na e shkretuan,Porse Shqipëria kurrë s'e duroi robërinë.Askush nuk ka mundur kurrë që ta vërë nënë këmbëShqipëtarin e dëgjuar, këtë heroin e botës.Në kohë paqe, i butë si qengj është shqipëtari,Por në luftrat e betejat si luan i tmerrshëm bëhet.Kur hordhi bishash të egra, që erdhën nga larg, nga Lindja,Kundër botës u lëshuan edhe vendet po shkretonin,Që të gjitha mbretëritë edhe kombet u tmerruan.Bizantinët fanatikë, frikacakë, të pazotëPër postin që kanë pasur, nuk u kundërshtuan fare,Po ranë duke shpresuar në gjëra fyl e pa bukë,Dhe u bënë ata shkaku i së rëndës robëri.Turqit, bishat gjakatare, shkatërronjësit e botës,Porsi ujqër të uritur njerëzve u shqyen zorrët.Perëndimi mbarë dridhej nga të frikëshmit barbarëDhe Arusha u kish mbetur e vdekur, pa shpirt në duar.Asnjeri guxim nuk pati t'i luftonte ato bisha,Po ndërsa të gjithë ulën qafën nën zgjedhën e zezë,Një komb vetëm i guximshëm, një komb trim, i papërkulur,U rreshtua para tyre edhe më t'u kalli dërrmën,Përsëri duke shpëtuar nga rreziqe të llahtarshmePerëndimin që s'ia diti, të pabesënë Evropë.Kush qe, vallë, atëherë ai prijësi i kombit,Ai trimi sypatrembur dhe ajo shqiponjë mali?...... ...

**


vijon

***


*Poema është shkruar greqisht dhe është botuar së pari në Bukuresht më 1886, me titull "O alithis pothos ton Skipetaron".