Naim FRASHERI-Deshira e vertet e Shqiptareve 1886
vazhdim... "Po në vend që miq me sllavët të jenë, paskëtaj, grekët,"
Në të kundërt, jan' armiq dhe armiq të përbetuar,Sepse dridhen se mos sllavët dhe ata i bëjnë sllavë.Pra, o miq të dashur grekë, ju të krishterë të mirë,Krishti tha: "Mos ia bëj tjetrit, atë që s'e do për vete!"Atë që ju keni frikë se mos jua bëjnë sllavët,Pse kërkoni kaqë fort shqipëtarëve t'ua bëniMe gënjeshtra dhe intriga? Feja urdhëron: "Të duashDhe të afërmin si veten", ndërsa ju të gjith' i ndiqni.Ju akoma keni grekër që në robëri rënkojnëDhe të tjera kombe doni vetë ju t'i robëroni?Cilin? Këtë shqipëtarin? Këtë fatosin e dheut?Edhe kur, në këtë shekull? Në këtë epokën tonë?A e doni miqësinë edhe dashurinë tonë?Hiqni dorë nga sofizmat, nga gënjeshtrat, nga mashtrimet.Ne, o miq, jemi shqiptarë, ju helenë: ShqipërinëKemi ne dhe ju Helladhën; gjuhën tuaj ju, ne tonën.Kështu vetëm mund të lidhet miqësia e vërtetë,Ne me sllavët e me grekët, me të gjithë fqinjët tanë,Duam të rrojmë ngaherë me harmoni, si vëllezër,Veç e drejta e secilit gjithënjë të respektohet.Sot tiranin e pret vdekja, pra nuk duhet të luftojmëSi armiq me njëri-tjetrin; miq të jemi, në një mendje,Mjaft kaq vuajtje që shkuam, mjaft kjo tirani e zezë,Pa të marrimë sot frymë dhe lirinë të gëzojmë!Poshtë, pra, trazirat, grindjet, rroft' e qoftë vllazëria!Nëse rrojnë disa grekë brenda Shqipërisë, vallëMos janë pak shqipëtarët që brenda Greqisë rrojnë?Edhe shumë shqipëtarë rrojnë në viset me sllavë.Poshtë duart, ju o sllavë, larg ju, larg nga Shqipëria!S'ju arrijnë ato vise të paana të Skitisë?Shqipëria shqipëtarve u takon, o miq të dashur,Dhe askush nuk ka të drejtë që të kundërtën të thotë.Nëse doni që të kemi dashuri mes nesh përherë,Jetën të çojmë si fqinjë në mirëkuptim e paqe,Edhe ne po këtë gjë shum', o miq, e dëshirojmë.Po në qoftë se ju doni të rrëmbeni trojet tona,Atëherë, mos nuk është vdekja fundi i njeriut?Zjarrin, pra, dhe le të digjet gjithë bota, anembanë!Po të jetë se humbasim ne atdhen' e dashur tonin,Qielli le të përmbyset, me të edhe perënditë!O, ju dashkeni që vendin e gjigantëve të zini,Të atyreve që mundën e shfronësuan hyjnitë?Ju, o fqinjët tanë, dhe ti o diplomaci dinake,Binduni njëher' e mirë dhe pa pikën e dyshimit,Se shqipëtari atdhenë s'ia dorzon askujt e kurrë.Ju atdhetarinë e tij duhet ta keni provuar;Atë nuk e mposhtën shtete sado të mëdha, të forta,Bizantinët e romakët, venedikasit e turqit,Dhe na dashki që taninë para jush të gjunjëzohet?Poshtë duart, që të jemi miq të mirë përngahera!Mbi një mal' të lart' më shfaqet hieja e Skënderbeut,Shpatën zhveshur mban në duar dhe dëgjoj një zë gjëmonjës,Që me burrëri të madhe dhe duke rënkuar, thotë:O djema të mir, ku jeni, ju o burra shqipëtarë,Ju petrita zemërtrima të atdheut kaq të dashur,Varrin tim vazhdojn' akoma të huajtë të ma shkelin.Turp për ju, sa turp, o burra, të lëngoj' atdheu juaj!Kudo hieja fanitet edhe malet po gjëmojnë.Befas lart, që nga Tomori, një rrufe lëshon ZeusiDhe për gjithë gjakatarët gati zhdukjen e sigurtë.Miqt' e mi, mendohi mirë, të mos biem në lathime,Se të gjithë, po lathitëm, do ta humbasim shpëtimin.Perëndi, ndriçoji popujt, sill ti paqen në mes tyreEdhe ndihi të fitojnë lirin' e shtrenjtë të gjithë.Solomon, mos ma pre foshnjën, mos e pre, n'emër të zotit,Le të mbetet pjella ime e paprekur, pacenuar.Dhe ju, perëndi të qiellit, ju o perëndi të paqes,Jepjani mollën e sherrit drejtësisht kujt i takon.O vëllezër arbërorë, shqipëtarë zemërtrima,Të kaluarën e shihni, gjithashtu edhe të sotmen,Po sakaq na lipset shumë të kujdesemi për nesër.Të kujdesemi për gjuhën, për mësimin, mbrothësinë,Për shpëtimin tonë, nderin, për lavdin' e kombit tonë,Se ky shekull, o vëllezër, është shekulli i dritës,Dhe pa gjuhën e pa shkencën, pa shkollën e mbrothësinë,Pa të mjafta dituri, sot asgjë nuk vlen në botë.Pra, përpara, o vëllezër, ja se ku qëndron shpëtimi!Ne kemi një komb të zgjuar, trim e që vështron përpara,Edhe gjuha jonë mundet të punohetë paprerë.Ne rrugën e mbarësisë mund ta ndjekim fare lehtë.Pra, ç'na duhet, o vëllezër? Dashuri, bashkim, përpjekje,Mençuri, barazi, punë, vëllazëri, një dëshirë,T'i shërbejmë mëmëdheut me besnikëri gjithmonë,Çdo kujdes, çdo gjë e mirë t'i blatohet Shqipërisë,Për atë të të bëhet vetëm, për vëllezrit shqipëtarë.Ne jemi një komb të gjithë, jemi bijt' e një atdheu,Një trup jemi dhe një zemër, jemi një fis e një farë,Kemi një ide, një gjuhë, një palë doke e zakoneDhe, së fundi, që të gjithë sot ne jemi në një mendjePër të mirën e përbashkët, për lavdin' e Shqipërisë.Një perëndi që të gjithë kemi dhe të njëjtën besë,Pa, secili, si të dojë le t'i falet perëndisë.Që të gjitha fetë kanë veç një themel të përbashkët,Ndërsa themel i themelit është vetëm njerëzimi,Fjalëve t'armiqve t'egër kurrëmos u vini veshin,Se ata duan gjithmonë me intriga të urrejtshme,Me çdo mjet ta bëjnë fenë vegël të shkatrrimit tonë,Ata duan të na ndajnë për të tyret interesa.Duhet mbi çdo gjë, pa tjetër, kombësia të fitojë.Në një kohë, në mesjetë, një ndikim të madh ushtroninBarbaria, fanatizmi, errësira e padija.Atëherë ne luftuam pa qëllim e kot së koti,Për të huajt, për armiqtë e kombit, të mëmëdheut,Porse sot më kot mundohen të huajt të na gënjejnë.Shqipëtari mendjemprehtë kurrë më nuk do të mashtrohetDhe s'ka nge që të djersijë, të coptohet për të tjerë.Çështjeve, siç është feja, sot me sot u kaloi koha,Ajo sot është në zemër, në ndërgjegjen e secilit.Feja e kohës së sotme është vetëm njerëzimi.Hapësira e paanë është tempull i Krijuesit.Natyra gjith' anembanë është libri i tij i shenjtëDhe shkronja të atij libri janë trupat qiellorë.Ndërsa si meshtar në tempull është shkenca, që njeriunE afron tek perëndia, q'është gjithëçka në botë.E të madhit zot fytyrë është drita që shikojmë Dhe njeriu është korë edhe shëmbëlles' e zotit.Zemëra e tij e pastër është fron' i perëndisëEdhe vetëdia e tij një gjykatës brenda vetes;E shpërblen për çdo të mirë, e mundon për çdo të keqe.Sidoqoftë, gjithsekush çdo besim ta respektojë,Fen' e tij dhe fen' e tjetrit; të mos bëjë dallim feje,Sepse është e nderuar ajo që nderon dhe tjetri,Sidomos çka respekton vëllai, djal' i mëmës sate,Që një gjak keni në deje, që ka shpirtin, gjuhën tënde.Është e shenjtë dhe hyjnore çdo gjë që beson njeriu,Çdo gjë që beson një popull dhe një shoqëri e tërë.I mësuari, i urti është besimtar, po s'ështëFanatik dhe për besimet mendon pa paragjykime,Ai s'është gojëprishur, egoist, rrugaç, mashtrues.Mbarë bota flet për Besën dhe për nderin e shqiptarve.Për vetijat, vllazërimin, harmoninë, miqësinë,Dashurin', afetarizmin, kombësinë, urtësinë,Trimërinë dhe kujdesin për të mirën e atdheut.Bota mbarë u njeh prirjen për liri, dituri, dritë.Kështu, pra, çdo atdhedashës e ka zemërën plot shpresa,Dhe me ne është përherë perëndia zemërbardhë.Gjuha jonë, dituria, do të sjellin mbarësitëE atdheutë fisnik, vllazërimin dhe lirinë,Mirësitë, begatinë, vetë shekullin e artë,Dhe, së fundi, sigurojnë qenien tonë në mes botës.Ato do t'i japin dërrmën çdo armiku e tiraniDhe në majën më të lartë do ta ngrenë ne, shqiptarët.Rroftë, rroftë gjuha jonë! Rroft' e qoftë Shqipëria!Rroftë kombi yn' në shekuj! Rroftë vllazërimi ynë!Poshtë armiqt' e tiranët! Poshtë grindja, errësira!Rroftë Besa dhe liria! Rroftë drita, dituria!
-Fund.
******
*Poema është shkruar greqisht dhe është botuar së pari në Bukuresht më 1886, me titull "O alithis pothos ton Skipetaron".
*Poema është shkruar greqisht dhe është botuar së pari në Bukuresht më 1886, me titull "O alithis pothos ton Skipetaron".
marr nga: K.Todho- USA