Mos.........
Mos më braktis
Duhet harruar
Të gjitha mund të harrohen
Që kan ikur tashmë
Harro kohët
E keqkuptimit
Kohën e humbur
Kush e di qysh
Harro ato orët
Te cilat herë-herë vrisnin
Me goditje përse-je
Zemrën e lumturisë
-Mos më braktis
Mos më braktis
Mos më braktis
-------
Un do të ofroja
Perla prej shiu
Të ardhura nga vënde
Ku shi nuk bie
Tokën do gërmoja
Deri përtej vdekjes sime
Trupin tëndë do mbuloja
Me ar dhe dritë
Do të krijoja një fushë
Ku dashuria do jet mbret
Ku dashuria do jetë ligj
Ku ti do jesh mbretëreshë
Mos më braktis
Mos më braktis
Mos më braktis
Mos më braktis
----------
Mos më braktis
Do sajoja për ty
Disa fjalë bosh
Të cilat ti do ti kuptosh
Do të të flisja
Për ata të dashuruar
Të cilët panë dy herë
Zemrat e tyre tu përvëlohen
Do të të tregoja
Historinë e atij mbreti në lot
Që vdiqë pse ty s’të takoj dot
Mos më braktis
Mos më braktis
Mos më braktis
Mos më braktis
------------
Shpesh ne kemi parë
Ti shpërthej flaka
Një vullkani të lasht
Që ne e pandehnim
Tepër të plakur
Me ç’duket, ai ashtë
I tokave të përvëluara
Që japin grurin më të mir
Nga më i bukuri Prill
E kur vjen mbrëmja
Që qiejtë të flakërohen
E kuqja me të zezën
A nuk martohen
Mos më braktis
Mos më braktis
Mos më braktis
Mos më braktis
-------------
Mos më braktis
Nuk do qaj më
Nuk do flas më
Do të fshihem atje
Për të parë ty
Kur kërcen dhe buzëqesh
Për te dëgjuar ty
Kur këndon e pastaj qesh
Lëm mua të bëhem
Hija e hijes tënde
Hija e dorës tënde
Hija e qënit tend
Mos më braktis
Mos më braktis
Mos më braktis
Mos më braktis
Ne me quitte pas
Jaques BREL
1959 ,Bruxelles
13 commentaires:
shume kendshem perkthyer...pershendetje dhe nje jave te mbare!
Miredita Amour,
bravo!
Kjo eshte kenga e pare qe kam degjuar nga Breli dhe ia kam pase plasur nje te qare qe akoma e mbaj mend, po sot jam rritur dhe nuk qaj me qe me mengjes.:)
Po mendoja qe keto kenget e Brelit do benin proza shume te bukura poetike ne shqip. Do provoj ndonje tjeter.
Kalofsh vizllushem!
eni -flm
edhe ty nja jave te kendeshme
akvlli-merci ,ne fakt interpretimi i tij(ne video)eshte fantastike imagjinon ti nje kjo keng e kenduar ne 1959 dhe akoma eshte sublime,nuk ka nevoj Brel per nje grua gjysem-lakuriqe qe te terheq publikun
ja kalofsh vizellueshem dhe ti gjith javes
p.s imagjino B.Spraers me "toksik" pas 50 vjetesh pffffffffff :P
Shume kendshem!
amour, une e kam pas degjuar prej kohesh veç njeriu qe me njohu me Brel dhe me kete kengen e tij, nuk kishte azgje te perbashket me kete fuqi dhimbjeje ne ndarjen ndaj edhe sot nuk arrij ta marr sh seriozisht. Nejse Brel ngelet nje nga kengetaret me te mire Francez - ketu belget mund te krenohen
amour_monde, rrofsh qe solle shqiperimin ne shqip. Shume bukur!
Jave te mbare!
elais -flm mund te sjellesh dhe ti variantin tend (se nuk behet nami)
;)
tena-me vjen keq qe qenke ndare me njeriun qe te prezantoi kenget e Brel:(
oh belget mund te krenohet edhe me patate :P
belle-rrofsh edhe ti :)
shqiperimi i kesaj kenge me ka marr pothuajse 1 dit te ter (doja ti rrija stirkt tekstit orgjinal por pershtatja ne shqip esht sh e veshtir ndersa pershtatja ne anglisht esht sh e leht)
jave te mbar dhe ty ne new york.
me pelqeu shume Amore, por me vika pak keq qe paske ndenjur pak stirkt:(
Ps: stirkt = skiç ? :)))
Bukur !
et -ça llafos ti :strikt ,skiç mos e ke nga vizita e akullit ti kete?;)
si doje ti qe ti rrija shum strikt ?
;)
Amour, për mua s'ka asnjëherë nevojë për gra gjysëm lakuriq që t'më pëlqejë kënga ... :P :D
Mirë e ke bërë që i ndenje strikt, lere ç'thotë ET.;) Përndryshe del labçe, si ajo imja. :D
akulli-
per ty as qe dyshoj se nuk ke nevoj per gra gjysem lakuriqe(mbase per meshkuj :PP)
ti e merr me mend qe 'eT' po nuk pati gra gjysem(ose plot)lakuriqe nuk i shijon fare....
pershtatja jote ka dal sh me mir se labçe(shpresoj qe et te mos jet lab) :P
vertet e ke ber nji perkthim shum te emball ska me mir ...
tash mundohu ket ta besh ...
Et si tu n'existais pas,
J'essaierais d'inventer l'amour,
Et si tu n'existais pas,
Dis-moi pourquoi j'existerais ?
Et si tu n'existais pas,
Je ne serais qu'un point de plus
Dans ce monde qui vient et qui va,
Je me sentirais perdu,
J'aurais besoin de toi.
i ben gjerat vertet bukur ........
Enregistrer un commentaire