12 avril 2007

Poezi


***


Une vrapova mengjeseve te jetes
Neper lendina djaloshare
Ne kerkim te kuptimit, te se vertetes
Humbur ne magjine e mbremjeve tinzare


.
Une renda ne brigje detesh
Qiellit kerkova, ca shkronja, ca fjal
Ne pyje, mbi qëlima gjethesh
Pika vese derdhën, mall


.
Ne mengjeset e pranveres, si vesa
Mbi petale, mbi endrra u zgjova
Ne vapen e veres, si djersa
Lumenjeve te jetes vershova


.
Ne shpirt, nje kove leshova
Ne fundin e pusit me uje
Vjeshten nga gjumi e zgjova
Me erërat plot zhurm e bujë


.
E dimrit me mjekerr te gjate
Ja zbeha te ftohtin ne sy
Neteve, me henen e artë
Vallzuam mbi bore qe te dy


.
Dhe nga shpirti, me kove, nxorra yje
Per netet e zeza, pa hene
E humba diku neper pyje
Si vesa mbi flete duke rene


.
Drites se diellit, mengjeseve
Rrezen ja putha, si lulen
Qerpikeve, malluar, kujtime
Ngadal, vijne dhe me ulen


.
Femijria, ç'bukuri perrallore
Ne prehrin e gjyshes, mbeshtetur
Kujtime, lidhur perdore
Nga koha , si bora te tretur


.
Shtatembedhjet vjeç, dhe, ja
Nje rrahje zemre, nje puthje
Fjale,shenja pa kuptim, dhe heshtje
Pëshperitje ne muzgje dhe lutje.


.
Por jeta, genjeshter, dhe ndodhi
Ne puthje, u deha gjithkund
Sotë, nga nje shishe e vjeter
Nje gotë plot helm e ktheva me fund.



.
Marre nga libri " ¨NJËMIJË E NJË .............." AUTORI : LEONARD SEITI


Per te respektuar deshiren e autorit, s'po e bej publik titullin e plote te librit.